Vjosa ndotet nga nafta/ Në disa puse nafte shkarkohen mbetjet në përrenj dhe direkt në lumë

Lumi Vjosa i njohur si lumi i fundit i egër në Evropë dhe i shpallur Park Kombëtar po përballet me derdhje të vazhdueshme mbetjesh hidrokarbure nga kompania Albpetrol.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Channel tregojnë vendburimin e Drenovës, ku nis shkarkimi i këtyre mbetjeve toksike që përfundojnë në përroin e Gorishovës dhe më tej në lumin Vjosa.

Era gaz ndihet sapo ngrihemi në mëngjes, tregon një banor, por më i rrezikshëm bëhet uji i ndotur që helmon gjithçka, shkon në Vjosë dhe dëmton peshqit, tokat tona, madje edhe detin.

Banorët e Drenovës dhe Gorishovës kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur këtë katastrofë mjedisore, por zërat e tyre kanë mbetur pa përgjigje.

Të shqetësuar nga kjo situatë banorët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për të ndaluar ndotjen e mjedisit, duke mbrojtur tokat bujqësore, burimet e ujit të pijshëm dhe jetën e tyre.//tch

Artikulli paraprakAnëtari i Kryesisë së demokratëve Euroatlantikë në 70-vjetorin e ATA-s: Kënaqësi të përfaqësoja Shqipërinë në cilësinë e Zv.Presidentit
Artikulli tjetërKërkesat për azil në BE/ Shqipëria dhe Kosova kryesojnë vendet e Ballkanit, ja sa ishte numri vetëm për muajin shtator