Vjosa Osmani në kurthin e një konspiracioni serbo-rus në Shkup!

Nga Azgan Haklaj

Ngjarja e rëndë dhe e pa precedent’ me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit nuk ishte as lajthitje individuale e disa punonjësve ordinerë të sigurisë, as keqkuptim e për më tepër protokoll i ndryshëm kontrolli nga shtetet tjera, në fakt protokolli standart është shkelje haptazi e Konventës së Vjenës.
Tashmë është vërtetuar se seguritia ka zbatuar urdhërat e ministrisë së brendshme të Maqedonisë së Veriut!
Ajo ishte një sajesë e gatuar nga falangat serbo-ruse të sherbimit sekret maqedonas ngutësisht pasi që janë njohur me notën paraprake protokollare zyrtare që i paraprin udhëtimit të presidentes.
Nisur nga të gjithë prononcimet zyrtare në Shkup dhe Prishtinë dhe aspak nga rrokopuja e sensasioneve që proklamojnë portalet logjika të çon se prapa kësaj ngjarje të turpshme linçuese qëndron edhe Albin Kurti, i cili po përpiqet ta kalojë këtë situatë me heshtje, por do t’ia kujtojmë se për qeverinë VMRO DPMNE & Vlen është investuar maksimalisht, publikisht.
Ky njeri egoist e mitoman të cilin po e largon deri në ndarje nga Vjosa Osmani jo vetëm protaginizmi i saj në planin ndërkombltar ku ai totalisht ka deshtuar por edhe zgjedhja nga partnerët euroatlantikë e presidentes si bashkëbiseduese e besueshme.
Këto realitete aq sa dhe vizita e fundit e suksesshme e znj.Osmani në Washington DC e kanë lënduar rëndë sedrën e semurë të mitomanit Albin Kurti.
E natyrisht ai ka aktivizuar menjëherë miqt’ e tij të “VLEN” në Shkup, në mos larg qoftë edhe ndonjë kanal tjetër për të cilin përfolet prej shumë kohësh.
Nuk kishte një reagim kryeministror në Prishtinë dhe as veprim rutinor diplomatik nga ministria e jashtme siç është thirrja e ambasadorit të Shkupit dhe dorëzimi i notë-protestës deri te tërheqja për konsultim e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Pra dukshëm ky ishte një kurth ndaj presidentes Vjosa Osmani por që do të shnderrohet në boumerang për autorët e vërtetë pasi në këtë botë dixhitale edhe të fshehtat më të sofistikuara shumë shpejt identifikohen.
Jam totalisht kundër komplimenteve patriotike ndaj kryetarit të kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi (bunari, ylli) gjoja paska ndërhyrë për ti ruajtur autoritetin znj Osmani.
Ishte një ndërhyrje mediokre, ordinere dhe jo institucionale.
Ai është numri 2 formalisht i Republikës së Maqedonisë së Veriut në hierarkinë shtetërore, ndaj lipsej intervenim institucional dhe jo me badiguardë me alltija athua se Vjosa Osmani ishte një gangstere shqiptare e Kosovës që po rrihej me ca rrugaçë maqedonas në Shkup.
Por ky rast më së shumti nxori në pah vërtetësinë e alarmit që Ali Ahmeti lançoi dhe përsëriti me nënvizim të veçantë në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut me sloganin:
“Jo Rusisë, Po Europës”.
Kjo ngjarje e disa përpara kësaj dhe të
tjera që do ta pasojnë vërtetojnë se Rusia e Serbia tani kanë pushtet ekzekutiv e legjislativ në Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu ç’do ditë e më tepër po duket se pozita e shqiptarëve në këtë republikë e fitur me mund, gjak e sakrifica është në rënie të lirë siç është në rënie të lirë ndërkombëtarisht edhe pozita ndërkombëtare e Kosovës prej megalomanisë e çnendurisë politike të Albin Kurtit.
VMRO DPMNE erdhi në pushtet me sloganin:
“Të ua kthejmë pushtetin maqedonësve”.
Politika panternaliste e Investimi i Albin Kurtit për qeverinë e re u konkretizue nga Mickovski me përfshirjen në kabinet të Ivan Stoilkovic’, njeriun që nuk e pranon Kosovën e pavarur por e quan pjesë të Serbisë, nuk njeh masakrën e Serbrenicës, dhe i quan heronj kriminelët e Raidoiçiçit.
Kjo panoramë tregon kthjelltësisht se ky shekull që dukshëm po punonte për kombin tonë po tentohet të frenohet në mos të
degradohet.
Eshtë koha të reflektojmë jo vetëm shqiptarisht po edhe si një komb me orientim të palëkundur euroatlantik.
Në këtë rrugë nuk duhet të tolerohen as deviacionet dhe as luhatjet e kujtdo dhe ç’farëdo lloji sepse aty është gjeneza jonë historike por dhe forca e ekzistencës dhe bashkimit tonë kombëtar.

Exit mobile version