Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në ora 19:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e kryeparlamentarit.
Pas votimit, Osmani mori 65 vota ‘pro’, duke u zgjedhur si kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë nuk ka patur vota kundër dhe abstenime.
Gjatë fjalës së saj, Osmani u shpreh se ndihet e nderuar që do të udhëheqë Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka falëndëruar të gjithë për rrugëtimin prej zgjedhjeve e deri në formimin e institucioneve.
“Është nder shumë i madh që sot me besimin tuaj të zgjedhem që ta drejtojë Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme”, tha Osmani.
“Falënderoj qytetarët e Kosovës, që asnjëherë nuk rreshti së besuar që vota e tij do ta sjellë ndryshimin”, ka shtuar ajo.
“Gjatë këtij mandati do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit të Kosovës dhe po e shoh kualitetin e grupeve parlamentare”, u shpreh Vjosa Osmani.