Vlerësim i padrejtë për dëmet e tërmetit, banorët e Floqit në Korçë protestë

Banorët e Floqit në Korçë kanë dalë sot në protestë duket kërkuar vlerësim të drejtë të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 1 qershorit.

Bëhet e ditur se, 10 familje të fshatit Floq kanë protestuar për vlerësimin e shtëpive, sipas tyre të padrejtë.

Vlera e përcaktuar deklarojnë banorët nuk është e mjaftueshme për riparimin e dëmeve duke kërkuar edhe njëherë ndërhyrje nga shteti për një vlerësim të dytë.

Banorët kanë pezulluar punimet në shtëpitë e tyre, pasi për ta ky vlerësim është qesharak.

Artikulli paraprakProtesta në Vlorë, bizneset bllokojnë rrugën në Pashaliman
Artikulli tjetërMesazhi i Zidanit për BBH