Banorët e Floqit në Korçë kanë dalë sot në protestë duket kërkuar vlerësim të drejtë të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 1 qershorit.
Bëhet e ditur se, 10 familje të fshatit Floq kanë protestuar për vlerësimin e shtëpive, sipas tyre të padrejtë.
Vlera e përcaktuar deklarojnë banorët nuk është e mjaftueshme për riparimin e dëmeve duke kërkuar edhe njëherë ndërhyrje nga shteti për një vlerësim të dytë.
Banorët kanë pezulluar punimet në shtëpitë e tyre, pasi për ta ky vlerësim është qesharak.