Vlerësimi i ri i CIA: Pandemia Covid mund të jetë shkaktuar nga një incident laboratorik

Për CIA-n, pandemia Covid ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një incident laboratorike sesa nga kafshët. FBI dhe Departamenti i Energjisë besojnë gjithashtu se një aksident laboratorik në Wuhan në Kinë është burimi i mundshëm i virusit Covid-19, i cili ka vrarë më shumë se 1.2 milionë amerikanë dhe më shumë se shtatë milionë njerëz në mbarë botën.

 

Ky vlerësim i ri shënon një nga vendimet e para të marrë nga drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga Donald Trump.

Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka mbështetur prej kohësh teorinë e incidentit laboratorik, duke pretenduar se Covid ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan.

Në një intervistë për Breitbart News të publikuar të Premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të braktiste qëndrimin e saj neutral për origjinën e virusit.

“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në një numër frontesh, dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet, duke mos dalë në një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.

Artikulli paraprakElbasan-Tiranë: Trafik, vonesa dhe mungesë abonesh për studentët
Artikulli tjetërNiset drejt Shqipërisë anija me 49 emigrantë, grupi më i madh që pritet të zbarkojë në Shëngjin