Kryeministri në ikje, Edi Rama zhvillon takimin e përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin bregdetar të Vlorës.
Mirëpo mesa duket vlonjatët nuk i janë përgjigjur në ato numra që pritej për të marrë pjesë në takim, prandaj eshte kerkuar ndihme nga qytetet e aferta.
Fax News ka siguruar video të autobuzëve dhe furgonëve plot me mbështetës të PS-së që kanë zbarkuar në Vlorë këtë pasdite.
Mësohet se ata janë mbledhur nga qytete të tjera të jugut, një ndër të cilët Fieri, dhe janë sjellë në Vlorë për të mbushur takimin e sotëm të Ramës.