Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Gjergji Nika, kryetar i PD-Demokratët Euroatlantikë, shprehet se në një kohë që Vlora s’ka ujë e rrugët janë të mbuluara nga papastërtitë, Bashkia shkon në Vienë e Londër në takime elektorale.
“Faturat miliona lekë për “qoka”, udhëtime, akomodim e ushqim i paguajnë taksapaguesit vlonjatë!” – vijon më tej Nika.
Më poshtë postimi i plotë:
Ndërkohë që Vlora s’ka ujë, rrugët janë të mbulurara nga papastërtitë, kanalet ende të papastruara dhe plehrat digjen; bashkia krihet në Vienë e në Londër në takime elektorale!
Faturat miliona lekë për “qoka”, udhëtime, akomodim e ushqim i paguajnë taksapaguesit vlonjatë!
Kush përgjigjet? Abuzimet kanë emër!
Përgjigjen do ta japin shumë shpejt aty ku duhet!