Vlora është shndërruar në kryeqytetin e vrasjeve, Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni në protesta të fuqishme

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë sot dhe veçanërisht atyre të Vlorë, pas deklaratës së kryeprokurores Arta Marku se, qarku i Vlorës ka kriminalitetin më të lartë në vend. Po ashtu, po sot u njoftua nga Vlora, atentati me kallashnikov ndaj dy të rinjve, njeri prej të cilëve humbi jetën. Bëhet fjalë për qarkun ku është deputet kryeministri i vendit, Edi Rama

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Edvin Kristaq Krimi shndedrroi Vloren ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve ne Europe.

Miq, Vlora, perla e Mesdheut eshte shnderruar tani si kurre ndonjehere me pare nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzes Edvin Kristaq Krimi ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve ne thellesi te detit apo tretjes ne vaskat me acid, te Shqiperise dhe Europes.

Keto vite te Edvin Kristaq Krimit qindra djem, burra te saj u ekzekutuan ne arat apo magazinat e hashashit, ne rruget, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhduken te mbytur nga duar kriminale ne thellesit e detit, u dogjen te gjalle apo u treten ne vaskat me acid per te mos patur nje varr ne kete bote.

Te gjitha keto nga banda mizore te lidhura si mishi me thoin me pushtetaret lokal dhe narkoqeveritaret horra me ne krye Edvin Kristaq Krimin.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen ne lartesine e trimerise dhe virtuteve te tyre, te ndeshkojne dhe te shpallin nongrata monstren qe me politikat dhe lidhjet e tij te krimit krijoi ne Vlore nje klime horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, te cilen vlonjatet nuk e ka njohur as ne koherat e pushtimeve me te egra.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen me guxim ne protesta te fuqishme dhe te çlirojne qytetin e tyre nga narkoqeveritaret horra dhe bandat e tyre qe pasurohen çdo dite mbi gjakun, jetet e humbura, te te rinjve te vrare, te zhdukur, te mbytur apo te shkrire ne acid te saj. sb

 

Artikulli paraprakS’ka më kandidatë nga listat e PD dhe LSI për deputetë, a do të shpërndajë presidenti Parlamentin?
Artikulli tjetërBasha: Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Ramës, qeveri tranzitore dhe…