Vlora Fiton! Leskaj prezanton programin e PD për Vlorën

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj ka prezantuar sot përpara gazetarëve në zyrat Qendrore të Shtabit Elektoral në Vlorë, programin e Partisë Demokratike për Vlorën.

Zoti Leskaj Basha u bëri të ditur gazetarëve, se qeverisja e Partisë Demokratike do të krijojë të gjitha kushtet për zhvillimin real e të prekshëm të Vlorës, e cila në këto 8 vite realisht u la në harresë.

U investua në fasada, për të fshehur ndryshkun!

Programi është përgatitur nga ndërthurrja e programit qendror të Partisë Demokratike “Shqipëria Fiton” nga njëra anë dhe prioriteteve zhvillimore të komunitetit lokal në sektorë si turizëm, infrastrukturë, ekonomi, kulturë, arsim, shëndetësi, energjetikë dhe agro-blegtori.

“Pas një rrugëtimi disamujor, duke dëgjuar intelektualë dhe punëtorë, padagogë, mjekë, inxhinierë, fermerë dhe agronomë, të rinj dhe të moshuar, banorë në fshat dhe në qytet u ndërtua udhërrëfyesi i punës sonë për Vlorën për katër vitet e ardhshme.”- është shprehur zoti Leskaj.

Ne kemi një alternativë zhvillimi që sjell qëndrueshmëri, besim dhe zhvillim ekonomik, me disa drejtime kryesore ka thënë z. Leskaj dhe ka shpjeguar me detaje pjesët e programit të PD “Vlora Fiton” si derivim i programit “Shqipëria Fiton” për turizmin dhe Vlorën si destinacion turistik gjithëvjeçar, infrastrukturën, investimet në agro-blergtori dhe në zhvillimin rural, arsimin dhe perspektivën e universitetit “Ismail Qemali”, shëndetësinë, energjitikën dhe kulturën!

Zoti Leskaj është angazhuar se pikat e këtij programi janë të mirëmenduara, të zbatueshme që në mandatin e parë të Partisë Demokratike në pushtet.

Exit mobile version