Bregdeti i Vlorës ka thyer sot udhrin e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu për ndalimin e plazhit, Abc News sjell foto nga Vlora, të cilat i ngjajnë një dite normale vere.
Shumë qytetarë janë dyndur në plazhe për të kaluar kohë, duke marrë rreze dielli për të shijuar temperaturat e ngrohta, ndonëse i gjithë vendi është në karantinë.
Policia ka ndërhyrë duke i larguar ata nga bregdeti, ndërsa disa prej tyre janë gjobitur.
Veliu deklaroi dje se plazhi do të jetë i ndaluar deri në një urdhër të dytë, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos futen në det, ndërkohë që shtoi se në qytetet bregdetare do të vendosen postblloqe policie për të vënë në zbatim këtë urdhër.