Vlora nën pushtetin e tymit! Fusha e mbetjeve digjet prej 4 ditësh

Prej 4 ditësh në Vlorë digjet fusha e mbetjeve.

Një gjendje alarmante është krijuar në këtë zonë për shkak të tymit kancerogjen që përhapet prej ditësh.

Mbetjet vijojnë të digjen dhe tymi po shkakton shqetësim dhe rrezik të madh për banorët pranë kësaj zone.

Kjo nuk është hera e parë që pika e grumbullimt të mbetjeve në Vlorë digjet nga flakët.

Autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me këtë fakt alarmant dhe nuk kanë vënë përpara ligjit asnjë përgjegjës.

E gjithë kostoja dhe rreziku bien mbi qytetarët që jetojnë në këtë zonë.

Artikulli paraprakNga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
Artikulli tjetërE konfirmon trajneri i njohur, ylli i Anglisë në dyshim për ndeshjen me Shqipërinë