Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë orëve të pasdites së sotme në qytetin e Vlorës, ku në spitalin rajonal të këtij qyteti është paraqitur i plagosur rëndë me thikë një shtetas.
Sipas burimeve mediatike, personi i plagosur është identifikuar si Klodian Petraq Toska, 42 vjeç.
Ky i fundit është futur menjëherë në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Deri më tani ajo që dyshohet është se ngjarja e rëndë ka ardhur pas konfliktit me një tjetër person.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.