Vlora si Palermo! Video e vrasjes që terrorizoi qytetin bregdetar

Pamjet e vrasjes së Bledar Birçajt në Vlorë kanë tronditur opinionin publik në vend. Qyteti duket si i ngjan Palermos së dikurshme apo Kolumbisë së tanishme. Mënyra e ekzekutimit është tipike mafioze.

Video e vrasjes është postuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Vlora në duart e krimit! Ekzekutimi i biznesmenit Birçe në mes të ditës në mes të rrugës!”, shkruan Berisha.

Një polic në makinën e vktimës

Në makinë me 40-vjeçarin ndodhej dhe një tjetër person, i cili mundi t’i shpëtonte mrekullisht breshërisë së plumbave. Burime bëjnë me dije se, shoqëruesi që ka qenë në makinë me Birçajn është punonjës i policisë së Vlorës, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se viktima ka qenë i armatosur pasi në autommjetin e tij i është gjetur një pistoletë tip ‘Beretta’.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e djeshme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të ekzekutonin objektivin e tyre për 5 sekonda.

“Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer.  Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata donin të shkaktonin viktima të tjera, e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejtë. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha.

 

Artikulli paraprakSi u vra 27-vjeçari në mes të Tiranës
Artikulli tjetërParalajmërimi i ish-ministrit socialist: Zjarri do të ndizet më 12 qershor te dera e PS!