Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur në orët e pasdites Vlorën. Sipas informacioneve paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNeës lënda plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në ambientet e jashtme të një apartamenti në një pallat në zonën e plazhit të Orikumit.
Mësohet se pronari i apartamentit është shtetasi me iniciale A.Ç., i cili dyshohet të jetë dhe objektivi i atentatit ose kërcënimit.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Mësohet se është bërë shoqërimi i pronarit të apartamentit për tu marrë në pyetje në lidhje me konfliktet e mundshme të tij.