Vlorë, këshilltarët e PD-së mbështesin ndërtimin e banesave sociale/ Elezi: “Kemi marrë përsipër të jemi zëri i qytetarëve dhe avokatë të interesave të tyre të ligjshme”

Në një postim në rrjetin social facebook anëtari i Këshillit Bashkiak Vlorë, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PD-së, pedagogu Myzafer Elezi, bën të ditur se është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak Vlorë dhe është marrë në shqyrtim projekt-vendimi për miratimin e listës së familjarëve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët.

“Ne, këshilltarët e Partisë Demokratike jemi shprehur qartë se, mbështesim dhe nxisim iniciativat për ndërtimin e banesave sociale me kushte preferenciale për familjet në nevojë, familjet e reja, për shtresa të caktuara me probleme sociale, familje të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe për familje që kanë mbetur të pastrehë si rezultat i dëmtimeve nga fatkeqësi natyrore, etj.” – shkruan Elezi në reagimin e tij.

“Në adresën time si nënkryetar i Këshillit të Bashkisë ka patur ankesë për skualifikim të padrejtë nga procesi i vlerësimit të dosjeve.

Duke qenë se kemi marrë përsipër që të jemi zëri i qytetarëve dhe avokatë mbrojtës të interesave të tyre të ligjshme, ankesa u trajtua me seriozitetin e merituar.

Fatmirësisht, me ndërhyrjen dhe reagimin e këshilltarëve të Partisë Demokratike, sot kemi bërë të mundur që në projekt-vendimin e propozuar për miratim, të reflektohen kërkesa të banorëve, të penguar padrejtëshisht gjatë procesit të vlerësimit të dokumentacionit të aplikantëve.” – vijon më tej ai.

Më poshtë reagimi i plotë i pedagogut Myzafer Elezi:

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë u miratua projekt-vendimi për “Miratimin e listës së familjarëve dhe individëve që përfitojnë banesë me kosto të ulët në apartamentet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave, në lagjen “Kushtrim” te ish-frigoriferi Vlorë”.

Ne, këshilltarët e Partisë Demokratike jemi shprehur qartë se, mbështesim dhe nxisim iniciativat për ndërtimin e banesave sociale me kushte preferenciale për familjet në nevojë, familjet e reja, për shtresa të caktuara me probleme sociale, familje të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës, si dhe për familje që kanë mbetur të pastrehë si rezultat i dëmtimeve nga fatkeqësi natyrore, etj.

Në adresën time si nënkryetar i Këshillit të Bashkisë ka patur ankesë për skualifikim të padrejtë nga procesi i vlerësimit të dosjeve.

Duke qenë se kemi marrë përsipër që të jemi zëri i qytetarëve dhe avokatë mbrojtës të interesave të tyre të ligjshme, ankesa u trajtua me seriozitetin e merituar.

Fatmirësisht, me ndërhyrjen dhe reagimin e këshilltarëve të Partisë Demokratike, sot kemi bërë të mundur që në projekt-vendimin e propozuar për miratim, të reflektohen kërkesa të banorëve, të penguar padrejtëshisht gjatë procesit të vlerësimit të dokumentacionit të aplikantëve.

Jemi të vendosur të mbështesim dhe të nxisim transparencën në këtë proces.

Falenderojmë qytetarët për besimin që kanë te Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj në Këshillin Bashkiak.

Artikulli paraprakIsmail Kadare: Dita e 29 Prillit 1994
Artikulli tjetër‘Burgosi’ familjen, psikiatri Demi sqaron rastin e 35-vjeçarit nga Tirana: Patologjia është e qartë. Dy simptomat që vuan