Flakët kanë përfshirë një stan në mesnatë duke shkaktuar dëme dhe në bagëti në fshatin Babicë të Vlorës.
Policia po heton nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm apo aksidental.
Mësohet se janë djegur 10 kokë bagëti të imëta dhe 10 dengje me bar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë rreth orës 00:20. Sipas zjarrfikëseve zjarri mund të ketë rënë nga pakujdesia ose mund të jetë i qëllimshëm.
Policia po heton dhe ka marrë në pyetje pronarët.