Prokuroria ka prezantuar sot konkluzionet përfundimtare për rastin e Alda Klosit, pastrueses së saj dhe të birit të kësaj të fundit.
Prokurorja Mirela Zavalani tha sot në Gjykatën Penale, teksa prezantoi konkluzionet me 29 faqe, kërkoi që Rozeta Dobi të shpallet fajtore dhe të dënohet me 6 vite burg dhe se të aplikohej gjykimi shkurtuar.
Ndërkohë për djalin e saj, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.
Organi i akuzës thekson se është vërtetuar se në datën 15 tetor 2022 nga banesa e Alda Klosit janë vjedhur 462 mijë euro.
Rozeta Dobi dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj, Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda. Përsa i përketë akuzës për pastrim të parave,
Gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë prokurorisë se Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën.
Po ashtu, prokurorja theksoi se dy makinat që përdorte i riu, janë blerë me paratë e vjedhura, me vlerën rreth 300 mijë lekë të reja. Sakaq, prokuroria kërkoi që dy automjetet të kalojnë në favor të shtetit që janë blerë nga Havier Dobi me paratë e vjedhura dhe të hiqej sekuestro për llogaritë bankare të pastrueses Dobi dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që iu janë vjedhur.