Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh nga foltorja e Kuvendit se, eurobondi që pritet të marrë qeveria do varfërojë shqiptarët edhe më tej.
“Sot kjo seancë do ju bëjë më të varfër. Borxhi që po merr Rama do përkeqësojë ekonominë e secilit prej jush. E përdor për të paguar faturat e disa klientëve të saj që qëllojnë të jenë ortakë në biznese të fshehura”, tha Vokshi.
Deputetja demokrate foli dhe për situatën në Kombinat, ku banorë të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave, se i duhet të lirojë tokë për ta dhënë me PPP.
Vokshi tha se një pjesë e banorëve, pronat e të cilëve që preken nga Unaza e Madhe janë nën terror nga policia. Ajo bëri apel që banorët të informohen për projektin që e cilësoi korruptiv dhe u shpreh se legalizimet në zonë po bëhen në mënyrë arbitrare. Banorët denoncojnë për devijim të projektit”, shtoi Vokshi.