Vokshi i përgjigjet Dakos: Nuk të shpëtojnë kërcënimet me padi, burgu të pret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Durrës, se do ta padisë për shpifje.
Në një status në Facebook, deputetja Vokshi shkruan se, Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.
“As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu”, shkruan ajo.
Statusi i plotë i Vokshit
DOSJA Nr. 339 “BËRTET” SHUMË FORT
Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.
Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.
Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të clirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.
Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort.
As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu.

Exit mobile version