Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi i ka kërkuar Kuvendit të tërhiqet nga ndalimi i gazetarëve në komisionet parlamentare.
Vokshi thotë se Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht për vendimin e gabuar, politik dhe të paligjshëm. Ajo thotë se kufizimi i lirisë së medias ësthë po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës në një vend që pritet të hapë negociatat me BE.
Reagimi i plotë i Vokshit
👏 Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.
🇪🇺 Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.
📌 Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!
⛔️ Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!