Vokshi: Ndërhyrja e policisë në Fakultetin Filologjik e paligjshme dhe antikushtetuese!

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi dënoi si akt antikushtetues hyrjen e policisë më Fakultetin Filologjik, në përpjekje për të dëmtiar protestën e studentëve dhe pedagogëve. Gjatë nderhyrjes së saj në Parlament, zonja Vokshi bëri të ditur se gjithçka është e filmuar dhe se Ministri i Brendshëm do të mbajë përgjegjësi.
“Zoti Ministër, ky është puç kushtetues, larg duart nga studentët!Largoji policët dhe lërini ata të protestojnë. Detyra juaj e vetme është të zbatoni ligjin, të zbatoni Kushtetutën. Të respektoni dhe të garantoni çdo student, qoftë edhe një të vetëm, në të drejtën e tyre për të protestuar”, u shpreh zonja Vokshi.
Në emër të Partisë Demokratike, zonja Vokshi ka denuar edhe më parë tentativat e qeverisë Rama për të prishur protesten e studentëve, duke përdorur policinë në mënyrë të paligjshme dhe duke shkelur pacënueshmërinë territoriale të Universiteteve. Është edhe një herë rasti të sjellm në vëmendje se ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës.

Artikulli paraprakManchester United dhe Real Madrid, në garë për “Ronaldon e ri”
Artikulli tjetërShifra dramatike, 650 mijë shqiptarë ushqehen vetëm një herë në ditë