Gratë dhe vajzat korçare mirëpritën ftesën e Kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshi për t’iu bashkuar protestës së 13 Prillit për t’i dhënë shans ndryshimit të realitetit politik, ekonomik dhe shoqëror në vend.
“Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë.”
Zonja Vokshi tha se shërbimi më i madh që gratë dhe vajzat duhe t’i bëjnë vendit është përhapja e mesazhit se, nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar, Edi Rama është kërcënim serioz për çdo familje shqiptare.
“Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle.( zera nga salla: edhe këtu shitet) Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijtë fillojnë marrin drogë. Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërine shqiptarë”.
Kryetarja e Gruas në Korçë Ledina Alolli vuri në dukje se përtej fasadës me shkëlqim, Korça është në prapambetje ekonomike dhe se gratë në këtë zonë janë të papuna.
“Korçën e konsiderojnë destinacion per nje fundjave turistike, por kane harruar se Korça ka mbetur ne nje prapambetje te madhe. Qeveria dhe ministri sheh vetem kullen dhe pazarin e Korces. Qyteti po boshatiset nga intelektualet dhe te rinjte. Papunesia eshte ulur kembekryq. 40 perqind e grave korcare pa pune. Sipermarrjet private janë në faliment, edhe bujqesia ne faliment, pasi prodhimet e tyre nuk kane treg shitjeje. Te ardhurat e ekonomise familjare po tkureen, taksat shume te larta, por edhe tarifat shume te larta”.
Gratë dhe vajzat korçare pjesëmarrëse në takim vkerësuan si vendimin e duhur largimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës nga parlamenti. Korçarët, si shumica e shqiptarëve besojnë se tani opozita është edhe më e vërtetë dhe më shumë përfaqësuese e interesit publik.