Nga Albana VOKSHI
Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës.
Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri.
Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit.
Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes “nënë, duam bukë”.