Fjala e Kryetares së Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi në emër të grupit parlamentar të PD kundër ligjit të posaçëm për Teatrin Kombëtar!
Kur u akuzua për vjedhje, pata frikën se mos KM fillonte e na shante me fjalorin e tij si rrugac ordiner. Dhe unë me thënë të drejtën kur kam dëgjuar atë audio, jam ndjerë shumë e turpëruar për KM që unë kam.
Mbrëmë kur të gjithë shqiptarët prisnin të hapeshin negociatat, Edi Rama ka kaluar në Qeveri një Vendim të Këshillit të Ministrave, për miratimin me procedurë të përshpejtuar një pr.ligj I cili prish në mënyrë automatike Teatrin Kombëtar, dhe tokën publike, poshtë teatrit dhe anash tij ja jep një kompanie private që është e lidhur ngushtë me Kryeministrin dhe Kryetarin e Bashkisë.
Mbrëmë, kur të gjithë shqiptarët prisnin të hapeshin negociatat, Kryeministri nuk I interesonte Shqipëria e integruar, apo të kishte negociatat e hapura, por bënte llogaritë e fitimeve marramëndëse nga kjo aferë e madhe korruptive, minimum I fitimit në xhepin e Kryeministrit 205 mln euro. Mund të shkojë shumë herë më shumë se kaq, por 205 mln Euro është minimum I fitimit.
A e kuptoni pra kush është Urgjenca???
A e kuptoni pse ne sot kemi mbi tavolina një akt korruptiv? Një akt vandal? Një akt kriminal??
Edi Rama sot po sillet si barbar me popullin dhe vendin e tij!!
Ky akt që ne kemi sot mbi tavolinë, është Antikushtetues!!
Edi Rama po i bën Shqipërisë, dhe shqiptarëve atë çka dhe diktatorët më të tmerrshëm nuk ia kanë bërë kurrë popullit dhe vendit të tyre.
Edi Rama po shkatërron historinë, po shkatërron kulturën, po shkatërron artin, po shkatërron identitetin.
Ka shkatërruar kinematë, po shkatërron teatro, bibliotekën kombëtare, librat. Po zhduk i
dentitetin. Pse?? Sepse Edi Rama mendon që një njeri pa identitet është më I dobët, më vulnerabël
Të nderuar kolegë deputetë,
Ky akt që ne kemi sot mbi tavolinë, që është kaluar në mungesë totale transparence, është një akt kriminal. Është akt antikushtetues!! Është një PUÇ KUSHTETUES!!! Ndaj edhe nuk duhet lejuar.
Sot po mundohen të kalojnë me procedurë të përshpejtuar një pr.ligj që është I personalizuar, një ligj që bëhet vetëm për një kompani të caktuar, vetëm për kompaninë FUSHA.
Kjo është vjedhje, vjedhje e vetëm vjedhje!!
Toka publike, prona e të gjithëve ne, po rrëmbehet me anë të këtij pr.ligji dhe po I falet privatit për 205 mln Euro në xhepat e Kryeminitri. Mbase Toyota Yaris ishte paradhënia, apo dy ngarkesat e tjera të mëparshme ishin paradhënie për Kryeministrin pikërisht që ky akt të vinte me procedure të përshpejtuar.
Ky akt që kemi mbi tavolinë sot është hartuar që Kryeministri nesër të mos mbajë përgjegjësi, që Ministrja e Kulturës të mos mbajë përgjegjësi, që Kryetari I Bashkisë të mos mbajë përgjegjësi, por që ta ndani juve përgjegjësinë me votën tuaj. Ndaj edhe Kryeministri e ka kthyer këtë parlament në thjesht një noter të akteve të tija kriminale.
Kjo është vjedhje e pastër!! Ndaj kjo vjedhje duhet ndalur. Ju bëj thirrje kolegë, mos u bëni pis, mos e votoni, mos u bëni dhe ju palë me krimin dhe bandat sic është bërë palë Kryeministri juaj.
Ky akt është antikushtetues, por sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Rama e ka eleminuar Gjykatën Kushtetuese. Ka bllokuar plotësimin e saj me qëllim që të sjelli akte të tilla antikushtetuese për të grabitur prona publike për tja dhënë privatit, për përfitimet marramendëse të tij.
E përsëris, minimum nga ky akt korruptiv, akt vjedhjeje, akt antikustetues janë 205 mln Euro fitim për Kryeministrin.
Kur Shqiptarët prisnin hapjen e negociatave, Edi Rama shkruante llogaritë se sa do të fuste në xhepin e tij.
Teatri kombëtar ishte vetëm preteksi. Mendja e tij diabolike vetëm sa I futi në sherr artistët. Por nuk e kishte hic merakun e tyre. Meraku I tij I vetëm ishte vjedhja, ishin 205 mln Euro fitime në xhepin e tij.
Të nderuar qytetarë,
Kur ju prisnit që të hapeshin negociatat Edi Rama mendjen e kishte të vidhte pronën publike sepse Edi Ramës nuk I intereson Shqipëria, nuk I intereson integrimi, nuk I intereson aspak populli I tij.
z. Kryetar i Kuvendit,
Keni pritur një përfaqësi artistësh. I keni premtuar mbështetje. Juve sot nuk duhet ta kishit lejuar që ky vendim të kalonte me procedurë të përshpejtuar. Ju sot po I prisni ata në besë.
z. Majko dhe deputetë të tjerë që në 2002 keni refuzuar që të shembni teatrin, sepse ky është një plan 20 vjecar I Edi Ramës që të shkatërroje Teatrin, Z. Majko refozojeni, refuzojeni këtë pr.ligj. Ngrihuni në lartësinë e besimit që ju dhanë ata që ju votuan. Ngrihuni në lartësinë e detyrës që ju mbani. Mos bini në këtë krim, mos bini në këtë batak. Mos u bëni palë në këtë vjedhje!!
Deputetë kolegë të maxhorancës, mos e lejoni veten që të përdoreni.
Mos shpërdoroni besimim e votuesve tuaj. Mos u bëni pis, mos u bëni edhe ju palë më krimin, mos u bëni palë me trafikantët, mos u bëni palë me bandat. Mos lejoni që Teatri Kombëtar të shkatërrohet, pjesë e historisë tonë të shkatërrohet, pjesë e identitetit tonë të shkatërrohet. Mos lejoni që të falet toka publike, prona e të gjithëve ne, që ky pas meje të fitojë 205 mln Euro. Ngrihuni në lartësinë e pozicionit tuaj përfaqësues të atyre që ju kanë dhënë votën.
U bëj thirrje artistëve,
U bëj thirrje arkitektëve,
U bëj thirrje inxhinierëve,
U bëj thirrje urbanistëve,
U bëj thirrje historianëve,
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë, të ngrihen e të protestojnë!
Të ngrihen e të bëhen barrikadë e të mos lejojnë të ndodhë kjo marrëzi.
Të ngrihen e të bëhen barrikadë njerëzore që të ndalet ky puc kushtetues, që të ndalet ky grusht institucional shteti. Sepse nesër, Rama sic po vjedh sot tokën publike në qendër historike të Tiranës, nesër do t’ju trokasë në shtëpitë tuaja, dhe do ju marrë edhe shtëpitë e pronat tuaja.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të ngrihen e të protestojnë!
Të protestojnë sot se nesër do jetë vonë. E t’i thonë ndal këtij të marri që do të na marrë të gjithëve me vete në marrëzinë e tij. T’i thonë ndal këtij barbari që do të na marrë të gjithëve me vete duke izoluar Shqipërinë e duke e mbajtur atë larg integrimit europian!!