Vokshi: Zonja 5 milionë euro shumë shpejt do të shkojë në burg

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi i është përgjigjur Elisa Spiropalit pas akuzave të kësaj të fundit në lidhje me djegien e mandateve. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se, Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.
‘Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si çdo qytetar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtësi.
Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.
Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!
Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.
Drejtësia vonon por nuk harron!!’, shkruan Albana Vokshi në përgjigjen e saj të publikuar në Facebook.

Artikulli paraprakEdhe Gjici drejt burgut, zbulohen përgjimet e shërbimeve të huaja
Artikulli tjetër“La Liberation”: Rama ka dështuar, protestat, rruga ndaj krimit e korrupsionit