Ligji i ri i ndihmës ekonomike është kontestuar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Përmes një deklarate për median, Ademi, në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, tha se me mijëra familje në nevojë janë hequr padrejtësisht nga ndihma ekonomike. “Sistemi është jotransparent. Askush nuk ka informacion lidhur me kriteret e llogaritjes së pikëve. Sistemi i pikëzimit nuk sqaron pamjaftueshmërinë e pikëve për familjet me një apo me më shumë anëtarë. Kjo ka shkaktuar konfuzion, revoltë për të gjithë familjet që janë përjashtuar dhe që deri më tani bashkitë i kanë trajtuar me fondin e ndihmës ekonomike”, deklaroi Voltana Ademi. Më tej, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka bërë të ditur se, pas konsultimit me kryetarët e bashkive të tjera, do të kërkojë pezullimin e kësaj skeme. “Pezullimin e menjëhershëm të kësaj skeme, që në vend të zbutjes, e thellon varfërinë. Shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Shërbimit Social Shtetëror për ndihmën ekonomike të muajit janar për të gjithë Shqipërinë”, shtoi Ademi.
Kryesore
Continue to the categoryBasha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët: Më 11 maj...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...