Voltana Ademi paralajmëron Ramën për vrasjet në Shkodër: Mjaft më, do mbash përgjegjësi

Kryeministri, Edi Rama, Presidenti i FSHF, Armand Duka, Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, anetari i komitetit te FSHF, Arben Dervishaj, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, AFF President Armand Duka, Shkodra's Mayer, Voltana Ademi, AFF committee member Arben Dervishaj, inspects the new stadium "Loro Borici", which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium "Loro Borici" in Shkodra some hours later.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, 31 vjeç në zonën e Livadhes. Përmes një postimi në Facebook, Ademi thotë se Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Ajo i bën apel kryeministrit Edi Rama se do mbajë përgjegjësi për këto ngjarje kriminale.
Statusi i plotë:
Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin! Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon.
Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!
U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë!
Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.

Exit mobile version