Voltana Ademi: Rinia forca e ndryshimit. Çdo gjë nis me zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe zgjedhje lokale

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi shprehet se, të rinjtë e mrekullueshëm nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës bashkëbiseduan sot hapur dhe pa protokoll me kryetarin Basha në një takim, që edhe një sallë e madhe, nuk arriti t’i akomodonte të gjithë!

Përmes një postimi në Facebook, Ademi thekson se, rinia është forca e ndryshimit të një vendi.

“Ka shpresë. Shpresë që nis pikërisht nga të rinjtë. Çdo gjë nis zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe zgjedhje lokale në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë!”, shkruan ndër të tjera qytetarja e parë e Shkodrës.

Postimi i Voltana Ademit

Rinia forca e ndryshimit pozitiv të vendit!

Të rinjtë e mrekullueshëm nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës bashkëbiseduan sot hapur dhe pa protokoll me kryetarin Basha në një takim, që edhe një sallë e madhe, nuk arriti t’i akomodonte të gjithë! Braktisja e vendit nga të rinjtë alarmante, situata ekonomike tragjike, korrupsioni qeveritar në nivelet më të larta, arsimi një i sëmurë që orë pas ore po i afrohet asfiksimit total!! Këto ishin shqetësimet pjesë e diskutieve në këtë takim.

Por ka shpresë! Shpresë që nis pikërisht nga të rinjtë. Çdo gjë nis zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe zgjedhje lokale në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë!

1 7

3 7

basha 1

#NdryshimiNisNgaShkodra
#RiniaForcaeNdryshimit
#PartiaDemokratikeShpresePerVendin

Artikulli paraprakAtentatin ndaj prokurorit/ Basha: Preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit
Artikulli tjetërRama-Ahmetaj-Zoto do të kthejnë 180 milionë euro, në të kundërt i presin 180 vite burg