“Ajo që kërkojmë në radhë të parë është që shqiptarët kudo që jetojnë të kenë mundësinë efektivisht të shkojnë të votojnë për Parlamentin. Jo thjesht të drejtën, por mundësinë. Dhe kjo s’mund të bëhet duke u thënë shkoni votoni në Ambasadë, apo duke u thënë shkoni çojeni në postë, se dihet që posta kontrollohet nga qeveria. Prandaj po them Shqipëria një zonë zgjedhore, kemi thënë votimi elektronik, numërimi elektronik që kryhet përmes pajisjeve siç e kemi parë në 4 palë zgjedhje të thjeshta dhe të menaxhueshme dhe këto të vendosen me marrëveshje me shtetet ku ka shumicë shqiptare, të vendosen këto në ambiente publike ku ka shkolla, zyra postare e tjerë. Ka shembuj të vendeve të tjera dhe shqiptarët shkojnë dhe votojnë me kartën e tyre të identitetit. Pra, nuk ka nevojë për regjistrim paraprak që të dalin, siç del kryeministri sot dhe thotë “nuk janë regjistruar, kemi vështirësi t’i regjistrojmë”. Çdo shqiptarë, çdo shtetas mbi 18 vjeç shkon i drejtohet vendit të votimit dhe voton në kutinë elektronike për Shëipërinë një zonë zgjedhore dhe këto vota janë të barazvlefshme me shqiptarët që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë. Normalisht kjo pastaj do të vendos në presion partitë politike se si do të përfaqësohen. Si do të arrijnë t’i mbledhin këto vota dhe afër mendsh që një pjesë e kandidatëve për deputetë duhet të burojnë në veçanti në zonat ku ka një përqendrim të madh të komunitetit të shqiptarëve siç janë në zonat e Athinës, Selanikut, Milanos, Italisë në tërrësi.Londrës, Neë Yourkut, Detroitit, etj. Pra po të ketë vullnet jemi në kohë ende mund të realizohet vota e diasporës.” – u shpreh Basha gjatë intervistës së tij në News 24.
Kryesore
Continue to the categoryIndeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!
Shqipëria ka bërë hapa para në fusha të ndryshme gjatë dekadave të fundit, por niveli i lumturisë në moshën e mesme (45-59 vjeç) ka...