Vota e diasporës, KQZ thirrje emigrantëve shqiptarë: Aplikoni për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të aplikojnë për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë.

 

Në një postim në rrjetet sociale, KQZ shkruan se aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime, ndërsa të dhënat personale të tyre mbrohen sipas ligjit.

Gjithashtu, emigrantët ftohen të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER.

“️ KQZ Shqiperi u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë. KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”, shkruan KQZ.

Exit mobile version