“Vota e Lezhjanëve nuk është plaçkë e Bashkisë!” – nga Eduart Ndocaj

Sot, qytetarët e Qarkut te Lezhës janë dëshmitarë të një akti të rëndë që nuk mund të kalojë në heshtje: administrata e Bashkisë dhe e shtetit është përfshirë në mënyrë të hapur në blerjen e votave, dhe tani po merret edhe me numërimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

Ky është një krim elektoral i pastër, një dhunim i demokracisë dhe një fyerje për qytetarët e ndershëm të këtij qarku. Ne nuk do të lejojmë që vullneti i popullit të tjetërsohet nga pushteti vendor i kapur nga interesat klienteliste.

SPAK nuk mund të qëndrojë më në heshtje! Ky institucion ka detyrimin të veprojë menjëherë dhe të hetojë këtë ndërhyrje kriminale në procesin zgjedhor.

Lezha meriton drejtësi, ndershmëri dhe votë të lirë!

Artikulli paraprakKrimet zgjedhore, Prokuroria publikon shifrat: U regjistruan gjithsej 87 kallëzime, 15 prej tyre nga SPAK! Ja qarku me numrin më të madh
Artikulli tjetërBKH dhe FNSH aksion në Shkodër e Fier me urdhër të SPAK, raportohet për disa persona të ndaluar për krime zgjedhore