Vota e PD-së në Komisionin e Mandateve, Rama dhe Berisha koordinojnë sulmin ndaj Bashës

Televizionet e Berishës dhe ato të Ramës, po e trajtojnë votën e Partisë Demokratike në Komisionin e Mandateve si bashkim me Partinë Socialiste.

Është e qartë, se kjo narrativë i vjen për shtat edhe Ramës, i cili do të ketë vetëm Berishën në lojë, edhe Berishës, të cilit i intereson që ai të identifikohet si opozita e vërtetë.

Në fakt, asnjë prej televizioneve, as ato të Berishës, as ato të Ramës, nuk e trajtojnë çështjen në themel, duke përmendur faktin se dhe vetë Berisha dhe deputetët e tij u shprehën për votim të kërkesës kushtetuese të SPAK-ut për heqjen e imunitetit.

As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk sjellin në vëmendje se çfarë ka thënë këto ditë lart e poshtë nëpër Shqipëri dhe në konferenca shtypi Sali Berisha, i cili trimërohej se kishte qenë ai iniciatori i zhveshjes nga privilegji i mandatit të deputetit dhe sot vajti u fsheh si frikacak.

As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk ngrejnë pyetjen se pse Gazment Bardhi dhe deputetët e tij mbështetës e bojkotuan ditën e sotme mbledhjen e Komisionit të Mandateve dhe pse nuk shkuan atje të votonin kundër heqjes së imunitetit, meqenëse ditë më parë hodhën gurin dhe fshehën dorën me kërkesën ndaj Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kërkesën e SPAK-ut.

As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk e trajtojnë çështjen e votës së Enkelejd Alibeajt, si përfaqësues i PD-së në atë komision si standard të kahershëm të Partisë Demokratike ndaj çdo kërkese që ka ardhu në Parlament për heqje imuniteti ndaj deputetëve.

Siç edhe vetë Alibeaj e sqaroi, kjo është një procedurë që duhet ruajtur edhe ndaj Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që do të ketë përballje nesër me drejtësinë.

Në këtë rast, nuk ka asnjë konspiracion, ka ruajtje standardi: të gjithë të barabartë përpara ligjit.

Edhe kur bëhet fjalë për Sali Berishën./RD 

 

Exit mobile version