Nga Taulanda Jupi
Projektimi i përpjekjeve dhe qëndresës ka vetem një zgjedhje : Partia Demokratike si një alternativë që ngrihet mbi moralin politik, jo pragmatzmin politik.
Deri më 14 maj duhet të punojmë fort për çdo votë, nuk duhet të humbim asnjë shans për të përfaqësuar ata qytetarë të ndershëm që të ardhmen e tyre nuk duan t’ua besojnë më as Edi Ramës as Sali Berishës e aq më pak zgjatimeve të tyre.
Deri më 14 maj nuk duhet të humbim asnjë shans për të përfaqësuar ata qytetarë të ndershëm që besojnë tek ne dhe shumë të tjerë që duhet tu kthejmë besimin tek Partia Demokratike, duke ju thënë se Shqipëria mund të bëhet, por duhet vullnet.
Për fat të keq ky vullnet nuk gjendet tek ata që korrupsionin e kanë kthyer në mjetin e vetëm me të cilin dominojnë apo sundojnë realitetin politik.
Ky vullnet nuk gjendet tek ata ta që flasin çdo ditë kundër korrupsionit, por janë fytyra e tij, që flasin kundër krimit të organizuar por ekzistojnë dhe mbeten në politikë pikërisht nga mbështetja prej tij. Ky vullnet nuk gjendet tek ata që sa shumë flasin për zbatim të ligjit dhe barazi para ligjit, aq më shumë ja kanë gërryer themelet shtetit të së drejtës,
Ndaj ata nuk mund ta sjellin ndyshimin që shqiptarët presin.
Pikërishtpër të dalë nga ky rreth vicioz ku rrotullohemi pambarimisht prej 32 vitesh, vota për Partinë Demokratike është një domosdoshmëri sot, është një gur në themelin e së ardhmes që duam nesër.
Partia Demokratike duhet të shndërrohet në alternativë vlerash e parimesh, filozofia e saj duhet të ngrihet mbi moralin politik, jo mbi pragmatizmin politik.
Pas 14 majit kemi përgjegjësinë , kemi detyrimin për të jetsëuar një projekt të ri.
Partia Demokratike duhet të fitojë aftësinë e ripërtëtitjes, të krijojë një mjedis politik fertil ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin Partisë Demokratike të shndërrohet në alternativë të besueshme që rezonon me nevojat e shoqërisë shqiptare.
Projekt i ri duhet ketë në thelb të tij garancinë se Partia Demokratike do të mbetet një parti e djathtë, një parti që me akte jo me fjalë të mbart vlerat dhe parimet demokratike në bashkëpunim të qartë me aleatëve tanë të vyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Europian.
Vota për Partinë Demokratike më 14 maj është votë kundër korrupsionit të sotëm dhe të djeshëm , është votë për të vetmen alternativë të djathtë!/*Anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike.