“Votojmë amnistinë duke i qëndruar parimeve”/ PD, Agalliu: Falje të protestuesve dhe mospërfshirje të hetuarve nga SPAK

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Arbi Agalliu, ka përsëritur për të disatën herë qëndrimin e kësaj force politike për amnistinë penale.

“PD është e gatshme të votojë projektligjin e amnistisë penale, versionin fillestar të tij, që nuk përfshin zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.” – u shpreh Agalliu.

Më tej deputeti demokrat shtoi se “projektligjit duhet t’i bashkëngjitet edhe amendamenti i Partisë Demokratike për të amnistuar të gjithë protestuesit. Qofshin këta protestuses të thirrur nga PD apo partitë aleate, apo parti të tjera politike, apo nga shoqëria civile”.

“Ndaj dhe njëherë ju bëj me dije qendrimin tonë për të votuar amnistinë penale në çfardolloj kohe dhe momenti duke i qendruar këtyre parimeve.” – përfundoi Agalliu.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, ARBI AGALLIU

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Ndodhem sot këtu, për të bërë me dije qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me amnistinë penale. Partia Demokratike është e gatshme në çfarëdo lloj kohe të votojë projektligjin për amnistinë penale në variantin e parë të sjell nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë në komisionin e ligjeve në Kuvend. Një variant i cili nuk përfshin të gjithë ata indivit që janë nën gjykim nga SPAK, apo janë dënuar nga GJKKO. Po kështu projektligjit duhet t’i bashkëngjitet edhe amendamenti i Partisë Demokratike për të amnistuar të gjithë protestuesit. Qofshin këta protestuses të thirrur nga PD apo partitë aleate, apo parti të tjera politike, apo nga shoqëria civile. Kjo bëhet për arsyen e parë dhe bazike për mbështetjen e drejtësisë dhe së dyti për të amnistuar të gjithë atë kategori protestuesish të cilët kanë protestuar për një kauz të caktuar. Ndaj dhe njëherë ju bëj me dije qendrimin tonë për të votuar amnistinë penale në çfardolloj kohe dhe momenti duke i qendruar këtyre parimeve.

Faleminderit.

Exit mobile version