Voton Luan Haka, kandidati i PD-së për Dibrën: Ti japim fund kryetarëve që komandohen nga ministrat

Kandidati i Partisë Demokratikepër Bashkinë e Dibrës, Luan Haka, ka folur pas votimit që ka bërë paraditen e sotme. Haka tha se ka ardhur koha që Dibrës ti kthehet më në fund kryetari i Bashkisë, që në këto vitet e fundit sipas tij, ka qenë peng i ministrave nga Tirana.

Kandidati për kryebashkiak, tha se nëse paratë që ministrat dhe drejtorët kanë shpenzuar këtë muaj në hotelet e Dibrës do të ishin investuar në rrugë, sot qytetarët e Lurës, do të kishin mundësi që të votonin pa pasur vështirësi.

“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për këtë intyervistë, kjo ëhstë një borë e bardhë për Dibrën që nesër do të ketë një ditë të bardhë, e nesërmja do të jetë më ndryshe. Votova familjarisht, Dibrës i ka ardhur koha që të ketë një kryetar të vërtetë bashkie, dhe jo një kryetar që drejtohet Tirana, nga ministra dhe ish ministra.

Sot do të ftoja qeverinë, që të hapte sytë për Lurën, që njerëzit nuk shkojnë dot të votojnë, sikur ato shpenzime që ministra dhe drejtora i kanë shpenzuar për të qëndruar në lokale dhe hotele, të kishin bërë atë rrugë, do të kishte qenë një ditë më e mirë.

Shkeljet janë konstatuar para zgjedhjeve, se PS nuk i lë manipulimet për në momentin e fundit”, tha H

Exit mobile version