Tensione dhe përplasje ka patur në seancën e sotme për Gërdecin, ku të pranishëm janë familjarë të viktimave dhe ish-ministrit Famtir Mediu. Në momentin që Mediu po lexonte deklaratën familjarët e familjes Durda e kanë cilësuar Mediun si vrasës.
“E kanë fajin prokurorët që nuk të arrestojnë e nuk ngrenë akuzë për vrasje”– është dëgjuar të thotë Zamira Durda, e cila si pasojë e shpërthimit të 15 marsit 2008 humbi djali ne saj 7-vjeçar.
“Ja ku i ke prokurorët, kërkoua ta bëjnë, mos ma kërko mua”, u përgjigj Mediu, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Nga ana tjetër në sallën e gjyqit, pala mbrojtëse e ish-ministrit ka kërkuar që të ketë një akt të ri ekspertimi, pasi i mëparshmi sipas tyre ka qenë i njëanshëm. Po ashtu, nga Mediu pati pretendime se gjyqi që po zhvillohet ndaj tij është politik dhe se ai është i pafajshëm.