Vrasësi i Azemit kërcënon deputetin e PD, Basha paralajmëron Ramën: Do mbash përgjegjësi me kokën tënde

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar ashpër dhunën verbale që ushtroi sot kreu i IKMT-së në Jalë, ndaj deputetit Agron Shehaj. Basha tha se, Fatmir Metaj, i njohur ndryshe si Fatmiri i Nasibesë, ka një të shkuar kriminale, pasi është pjesëmarrës në vrasjen e heroit të demokracisë Azem Hajdari.
Ndërkohë Basha ka patur dhe një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij, në rast se preken përfaqësuesit e opozitës.
Deklarata e plotë e Bashës
Edi Rama çoi në Jalë forca të shumta policore për të grabitur tokën e çmuar të Jalit. Ndërhyrja ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe kanë arrestuar edhe të mitur
Sipas dëshmive të banorëve, toka do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Ramës.
Banorët vunë në dukje se qeveria po shemb ndërtesat e tyre pa lajmërim, me pretendimin se janë pa leje, ndërsa kompleksin e Alban Xhillarit, një nga financuesit kryesorë të pasurisë 200 milionë eurosh që OSBE ka deklaruar se Edi Rama posedon, pra kompleksin e Alban Xhillarit, donatorit të Edi Ramës, që ka zaptuar të gjithë bregun e Jalit, nuk e prek.
Deputetët e PD Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj u nisën pasi konflikti ne Jalë shpërtheu dhe policia po dhunonte banorët.
IKMT dhe Policia u sollën si banditë me banorët dhe me deputetët e opozitës.
Kryeinspektori Fatmir Meta, Farmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e PD, Agron Shehaj, ndërsa Shehaj po bënte detyrën në krah të qytetarëve, duke i kërkuar kryeinspektorit llogari për veprimet e tij antiligjore.

Për ata që nuk e njohin se janë të rinj ose për ata që e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmir Meta është ish-shefi i komisariatit te Tropojes në periudheën më të errët.
Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës Fatmir Meta, banda udhëtoi më 12 shtator 1998 për në Tiranë dhe i bëri atentat heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush.
Nën përgjegjësinë e plotë të Fatnir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandën e Haklajve që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.
Gjateë kësaj periudhe në territorin ku drejtonte rendin dhe sigurinë publike së bashku me bandën, u vodh 3 herë banka e kursimeve të Tropojës dhe u vranë 86 qytetarëe, nje prej të cilëve oficer i Policiseë së Shtetit, brenda ambienteve të komisariatit. Të gjitha me autor bandën e Haklajve.
Fatmir Meta u emërua në krye të komisariatit të Tropojës pasi shërbeu si anëtar i bandës së Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës.
PD do të depozitojë një kallëzim për kryebanditin Fatmir Meta. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, kamikazët e Edi Ramës në drejtësi mund t’ia bëjnë të lehtë ta lër pak muaj, por rrota e drejtësisë do të kapë për bishti.
Ndërsa padronit të tij, Edi Ramës po i jap këtë paralajmërim: një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama me kokën tënde.

Exit mobile version