Aldi Rama që dyshohet se ekzekutoi sot oficerin e policisë Saimir Hoxha, u vetëplagos rëndë duke qëlluar veten me plumb në kokë. 21-vjeçari është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës.
Raportohet se, gjendja e tij është tepër kritike. Aldi Rama pasi qëlloi për vdekje policin Saimir Hoxha, tentoi të fshihej për disa orë.
Ai u rrethua nga RENEA dhe FNSH dhe pas rreth 5 orësh tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri, por mbeti i plagosur rëndë.
Efektivi Saimir Hoxha kishte ndaluar makinën e tre të rinjve pasi dyshohej se ishin të përfshirë tek një parcelë me kanabis.
Në këtë moment nga sendilja e pasme e makinës, dyshohet se Aldi Rama ka qëlluar për vdekje policin Saimir Hoxha.