Xhaxhai i Ardit Gjoklajt ka deklaruar në ‘Fax News’ se vendimi i gjykatës për të liruar të dyshuarit për vrasjen e tij në Landfillin e Sharrës është një padrejtësi e madhe.
Ai tha se gjykata ka pasur ndërhyrje politike, duke shigjetuar kryebashkiakun Veliaj se ai ka bërë gjithçka që të shkatërrojë hetimin dhe të mbyllë këtë çështje, pasi sipas tij nëse ata që dyshohen futen në burg mund të dalin dhe të tjerë pas tyre të implikuar të cilët janë të lidhur me PS-në dhe Veliajn.
“Po gjykata nuk ka gjykue, ka ndërhyrje politike me hupë gjakun i tij, ska gjë tjetër, Policët eVeliajt e kanë djeg foton e Arditit”.
“Erion Veliaj Gjithmonë ka mbyll punët që kanë të bëjnë me hetimin, është çështje partiake, ai që ka qenë përgjegjës i landfillit, ka qenë i PS, nëse futet ai në burg futen dhe të tjerë dhe Veliaj po mbron ata njerëz, ai është i angazhuar në atë punë, e dinë të gjithë. Gjyqtari me Erion Velinë dhe Edi Ramqën se ka pasur interest e veta partiake.”, tha xhaxhai i Arditit, Lush Gjoklaj.
Gjithashtu ai tha se këtë çështje ia kishin lënë drejtësisë që të merret me të, duke shtuar se nëse ata që e mbytën kishin ardhur në shtëpi për të pirë kafe dhe kërkuar falje për ngjarjen, familja e Arditit do t’i kishte falur, por xhaxhai shtoi se ata jo vetëm që nuk vepruan kështu por e lanë në plehra Arditin saqë mezi e kanë gjetur.
“Ia kemi lënë drejtësisë se është një çështje që e di gjithëkush. Por ato nuk ershën as në ship me kërku falje. Hajde në shpi shok, e ke mbytë pa hiri, ishte mbyllur nëse kishe ardh me pi kafe, por e kanë lënë në mbeturina, pasi e kanë mbytur, s’ka ardhë kush me kërku falje, se ishte mbyll”, tha Lush Gjoklaj.
Xhaxhai i Arditit i ngushtuar për vendimin e gjykatës u shprteh se familja dhe fisi i Arditit nuk do ta lërë gjakun e tij të shkojë dëm, duke premtuar hakmarrje, për 17-vjeçarin.
Ai tha se nuk kishin para për ta çuar këtë rast në gjykatat ndërkombëtare, por edhe nëse bëhet ka pak shpresë pasi sipas tij Veliaj me rrethin e tij i ka kopsitë letrat, duke shkatërruar provat.
“Është e kotë që të rihapet cështja se letrat janë kopsitë. Ne nuk kem pare me çu në gjykatë ndërkombëtare. Kur të jepet mundësia, pa u pagu gjaku i djalit nuk ka me mbetë, iu bëj be në zot. Pa u përgjigjur kush për atë nuk ndalojmë”, tha ai.
2 vite nga vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës gjykata sot i ka liruar të gjithë të dyshuarit për këtë ngjarje duke e lenë ngjarjen të pazbardhur.
Është liruar Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari, duke pafajësinë.
Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit, kjo ngjarje që i mori jetën një të mituri dhe tregoi skandalin me riciklimin e plehrave nga bashkia e Tiranës, asgjë nuk është zbarthur, përkundrazi, ngjarja po harrohet çdo ditë e më shumë. Së bashku më trupin e 17-vjeçarit u mbuluan edhe aferat e mëdha të pushtetit të bashkisë së Tiranës, ndërsa drejtësia për këtë ngjarje duket se do të ketë pak gjasa të vihet në vend.
Protestat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj ishin të shumta për këtë ngjarje, duke e akuzuar si të përfshirë në krim për shkak të lidhjes së përfolur me kompaninë që merret me riciklimin e mbetjeve në Sharrë.