Vrasja e 18-vjeçarit në Pogradec, policia fshehu konfliktin e ndodhur para dy muajsh

Dalin detaje të reja për vrasjen e të riut të martën në Pogradec. Adoleshentët ishin rrahur dy muaj më parë dhe autori i djeshëm kishte përfunduar në spital në Tiranë. Autori i vrasjes së Fabio Hilës në Pogradec mori hak, pasi doli nga spitali. Ai ka qenë i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të një plage në kokë pas sherrit dy muaj më parë me viktimën e së martës.
Ditët e para Fabian Muçllari ra në koma, por më pas gjendja e tij erdhi në përmirësim. Dy të rinjtë ishin zënë për një vajzë në ambjentet jashtë një diskoje në Pogradec. Atëkohë Fabio i kërkoi 18-vjeçarit nga Vërdova të mos i ngacmonte kushërirën e tij në Facebook. Kërcënimet u pasuan edhe me goditje me dru në kokë dhe Muçllari përfundoi në spital.
Policia nuk e regjistroi këtë ngjarje, e cila do të pasohej me hakmarrjen e tmerrshme të martën në qendër të qytetit të Pogradecit. Të dy gjimnazistët e lanë për të folur mbi sherrin e kaluar në një lokal në rrugën “Rinia”. Fabio Hila shkoi me dy shokë dhe kushëririn e tij. Por Muçllari nga fshati Vërdovë shkoi në takim i armatosur me një kallashnikov.
Kushëriri i viktimës i është lutur vrasësit të mos qëllojë, por Fabian Muçllari ka qëlluar në ajër për të nxjerrë nga lokali të gjithë klientët, përveç Fabio Hilës. 18-vjeçari u përpoq të fshihet pas banakut për t’i shpëtuar plumbave, por ishte e kot. Fabian Muçllari e kishte marrë në shenjë dhe qëlloi me breshëri, duke i shkaktuar vdekjen kundërshtarit të tij. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes për t’u vënë në pranga vetëm pak minuta më vonë nga forcat e Policisë së Pogradecit.
Dy gjimnazistët ishin zënë në Facebook për vajzën në fjalë. Për t’u sqaruar u takuan në një lokal, ku Fabio Hila qëndronte me dy shokë dhe kushëririn. Të dy kanë debatuar për ngacmimet dhe grindjen në Facebook, por situata është acaruar dhe ka përfunduar në sharje mes dy djemve. “Mos u largo që këtu, sepse do të vij pas pak që të sqarohemi”, mësohet t’i ketë thënë Muçllari bashkëmoshatarit të tij pas sherrit.
Fabian Muçllari nga fshati Vërdovë është kthyer në të njëjtin lokal, i armatosur me një kallashnikov. Kushëriri i viktimës i është lutur vrasësit të mos qëllojë, por Fabian Muçllari ka qëlluar në ajër për të nxjerrë nga lokali të gjithë klientët, përveç Fabio Hilës. Në lokalin e zbrazët, 18-vjeçari është përpjekur të fshihet pas banakut për t’i shpëtuar plumbave. Fabian Muçllari ka nisur të qëllojë drejt viktimës, duke i shkaktuar atij plagë dhe dëmtime që i kushtuan jetën e më pas është larguar.
Një nga dëshmitarët tha se, viktima është fshehur poshtë banakut, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plumbit në zemër pavarësisht lutjeve për jetën. “Me qetësinë më të madhe sikur të ishte i rritur, imagjinoni, hyn në lokal me automatik në dorë, ju kërkon të tjerëve të largohen. Viktima për të shpëtuar fshihet pas banakut. 17¬-vjeçari shkon aty dhe pa përfillur lutjet e 17-¬vjeçarit tjetër e qëllon në zemër, duke i marrë jetën. Tmerr. Zot na ruaj”, shprehet një dëshmitar.

Exit mobile version