Vrasja e efektivit 28-vjeçar, detaje nga krimi i rëndë në Fier! Autori u largua me makinë nga vendngjarja

Autori i vrasjes së efektivit 28-vjeçar, Novruz Cenalia është larguar nga vendngjarja me një automjet ngjyrë blu.

 

Krimi i rëndë nga ndodhur rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet pas një konflikti të çastit.

Sipas uniformave blu, efektivi 28-vjeçar ishte i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ve

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprak“Klasa të mbetura bosh, e shkolla të mbyllura”, Alfrida Marku: Rreth 4600 nxënës më pak është bilanci i qeverisë së Edi Ramës në Lezhë
Artikulli tjetërProtesta e fermerëve/ Reagon deputetja e PD, Eralda Bano: Ministria e Bujqësisë e ka mendjen vetëm për të vjedhur fondet