Teksa edhe pak ditë bëhen shtatë vjet nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, do të përballet me Gjykatën e Lartë, ku kërkon të rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm për krimin.
Kjo gjykatë ka shpallur datën 29 shtator për seancën gjyqësore ndaj 58- vjeçarit, që më 31 gusht 2017, qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e ‘Xhamllëkut’ në kryeqytet. Rekursi i bërë prej tij kundër vendimit që e mbylli përjetë në qeli do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një trupë gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici, Enton Dhimitri.
Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallët më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm. Aktualisht ai po këtë dënim pasi u fajësua për ‘vrasje për shkak të rrethanave familjare’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘rrëmbim personi’. Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj. Vrasja e magjistrates Hafizi 2 vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem.
NGJARJA
Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria në zonën e “Xhamllikut”. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë. Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë. Menjëherë pas arrestimit, Kasemi e pranoi krimin, ndërsa dy fëmijët e çiftit kanë dëshmuar aso kohe, për herë të parë për ngjarjen më 4 tetor të këtij viti. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë.
Mes tyre edhe një konflikt të mëparshëm mes Fadil Kasemit dhe Fildez Hafizit, i cili nuk ishte hetuar. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë, por jo për tentativë vrasjeje. Fadil Kasemi e pranoi krimin në gjykatë, por dy fëmijët e tij të mbetur jetimë u shprehën se nuk donin ta takonin më babanë e tyre.
Ngjarja e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik dëshmoi mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, duke filluar nga Policia, Prokuroria, Gjykatat, por edhe nga vetë shoqëria, ku një pjesë e mirë e kolegëve të së ndjerës ishin në dijeni të konfliktit të vazhdueshëm mes tyre. Fadil Kasemi i zuri pritë nënës së fëmijëve të tij, duke bërë të mundur një rast unik të vrasjes së një burri të bashkëshortes së tij.
Nga dëshmitë që dha më vonë edhe në gjykatë ai e fajësoi të ndjerën se kishte marrë Magjistraturën e paratë e tija, ndërkohë që beteja ligjore vijonte edhe për kujdestarinë e fëmijëve. Tashmë ai kërkon heqjen e burgut të përjetshëm me anë të një rekursi në Gjykatën e Lartë, që shorti ka caktuar një trupë prej 3 gjyqtarësh dhe që seanca pritet të zhvillohet në fundin e shtatorit të këtij viti.