Vrasja e kreut të komunës në Vlorë/ Berisha thirrje qytetarëve: Ngrihuni dhe shpalleni nongrata Edi Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Vlorë, ku kryetari i njësisë administrative të Kotes u ekzekutua me armë zjarri.

Përmes një postimi në facebook, Berisha ndërsa shpreh ngushëllime familjes së Argjil Gjokës, i cili u qëllua me disa plumba dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë Berisha ju ka bërë apel vlonjatëve që të ngrihen dhe të ndalojnë krimin shtetëror dhe kryebanditin Edi Rama, që e ka kthyer Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Kristaq Krimi shnderroi Vloren ne kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve ne Europe!

Sot ejzekutimi i rradhes ne Vlore!

Miq, sot ndodhi vrasja e radhes ne Vlore. Kryetari i njesise administrative te Kotes ishte viktima e radhes. Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit dhe denoj me ashpersi vrasjen e tij.

Por me dhimbje me duhet te shtoj se Vlora, perla e Mesdheut eshte shnderruar tani si kurre ndonjehere me pare nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzes Edvin Kristaq Krimi ne kryeqytetin e Shqiperise dhe Europes te vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve ne thellesi te detit apo tretjes ne vaskat me acid.

Keto vite te qeverisjes te Edvin Kristaq Krimit qindra djeme, burra te saj u ekzekutuan ne arat apo magazinat e hashashit, ne rruget, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhduken te mbytur nga duar kriminale ne thellesit e detit, u dogjen te gjalle apo u treten ne vaskat me acid per te mos patur nje varr ne kete bote.

Te gjitha keto nga banda mizore te lidhura si mishi me thoin me pushtetaret lokal dhe narkoqeveritaret horra me ne krye Edvin Kristaq Krimin.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen ne lartesine e trimerise dhe virtuteve te tyre, te ndeshkojne dhe te shpallin nongrata monstren qe me politikat dhe lidhjet e tij te krimit krijoi ne Vlore nje klime horror, vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash te cilen vlonjatet nuk e ka njohur as ne koherat e pushtimeve me te egra.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen me guxim ne protesta te fuqishme dhe te çlirojne qytetin e tyre nga narkoqeveritaret dhe bandat e tyre qe pasurohen çdo dite mbi gjakun, jetet e humbura, te te rinjve te vrare, te zhdukur, te mbytur apo te shkrire ne acid te saj. sb

Exit mobile version