Vrasja e kryekamarierit tek “Rozafa”, merret në pyetje Gjergj Luca

Një ditë pasi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Fax News ka mësuar deteje për vrasjen e kryekamariarit në kompleks “Rozafa” në Elbasan nga Erjon Llapushi.

Burime bëjnë me dije se është marrë në pyetje pronari i resortit, biznesmeni Gjergj Lula si dhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit për të vëzhguar dinamikën e ngjarjes ku shkaktoi vdekjen klinike për disa ditë të Gazment Kurmakut.

Në një reagim për vdekjen e kryekamariarit, biznesi i Gjergj Lucës e konsideronte aksidentale, ndërsa burime bëjnë me dije se Llapushi është treguar agresiv.

Luca del në konkluzione përfundimtare përpara se autoritetet përkatëse të arrijnë në në përfundime të tilla, për më tepër që ngjarja është në fazën hetuese.

Llapushi e ka qëlluar me thikë kryekamariaerin e më pas e ka shtyrë duke shkaktuar rënien në tokë të tij. Në këtë moment, Kurmaku përplas kokën dhe humb ndjenjat, gjë e cila pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha të Traumës, i shkaktoi vdekjen.

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po bashkëpunon me atë të Korçës për lokalizimin e autorit për të cilin dyshohet se fshihet në zonën e Pogradecit ku është edhe banues. Erjon Llapushi, rezulton person me precedent të mëparshëm penal pasi dy vite më parë, së bashku me Saimir Frahollin u bënë në mënyrë të dhunshme aksionerë në një kompani private e transportit rrugor.

Disa ditë më parë ai u fut brenda lolakit në kompleksin “Rozafa” duke zënë vend në njërën prej tavolinave. Kryekamarieri i komunikoi se tavolina ishte e rezervuar, dhe në këtë moment nis konfrontimi verbal e më pas fizik.

Exit mobile version