Vrasja e Pjetër Kazës në Lezhë, gazetarët: Gjakmarrja nuk merret seriozisht nga shteti dhe shoqëria

Duke analizuar vrasjen e Pjetër Kazës dy ditë më parë në një fshat të Lezhës, Klodiana Lala u shpreh se fenomeni i gjakmarrjes, mbetet plagë e hapur në shoqërinë shqiptare, sidomos në veri të vendit.

Lala shtoi më tej se sa i takon hakmarrjes, pala kundërshtare u vranë 3 vite më vonë nga vëllai i Ndue Kazës dhe Pjetër Kazës.

“Ardjan Nikulaj dyshohet se u vra për gjakmarrje. Kemi patur një 17-vjeçar që i ishte vrarë babai kur ishte 2 vjeç dhe pastaj opinioni ja bënte me gisht pse nuk merr hak dhe vrau në një moshë shumë të papjekur. Rasti i Pjetër Kazës është tronditës, sepse ka nisur në ‘94. Vëllai i tij ishte shef i krimeve. Në Mirditë në një përplasje qëllohet për vdekje. Pala kundërshtare u vranë 3 vite më vonë nga vëllai i Ndue Kazës dhe Pjetër Kazës. Autori Martin Kaza u arrestua në Britani shumë vite më parë.

Ndërkohë që ekstradohet, në vitin 2024 vritet vëllai tjetër Augustini në Belgjikë. Dyshoj se e ka ngjitur fakti që gjykata, pas shumë makinacioneve, dënohet më pak se 14 vite burg për dy vrasje. Duket sikur ky dënim i lehtë ka nxitur përplasjet dhe problematikat mes familjeve. Dyshimet se u vra për motive gjakmarrje. U vra në oborrin e banesës. I shpallur në kërkim është vëllai i Dod dhe Augustin Gjinit. Nuk e di sa prova ka për ta lidhur me ngjarjen. Fenomeni i gjakmarrjes, mbetet plagë e hapur në shoqërinë shqiptare, sidomos në veri të vendit”, tha ajo në emisionin Të Paekspozuarit.

Artikulli paraprakBiznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen
Artikulli tjetërVendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, eksperti: Shkak për aksidente automobilistike