Ilir Selmani, i dënuar më 28 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka dëshmuar në gjykatë për procesin ndaj vëllezërve Duka.
Selmani ka thënë se është i pafajshëm dhe se provat e paraqitura ndaj tij janë manipuluar nga zyrtarë policorë.
Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka.
Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në zonën e Freskut në Tiranë, më 28 gusht 2019.
Në këtë ngjarje dyshohet se janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja.