Një protestë-marshim po zhvillohet këtë të Premte me pikënisje nga sheshi në qendër të kryeqytetit, pas ngjarjes së ndodhur në Fieri, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau 8-vjeçarin Mateo Vasia.
Protestuesit mbanin pankarta në duar me mesazhe për mbrojtjen e fëmijëve.
“Stop abuzimit me fëmijët”, “dhuna ndaj fëmijëve është krim, denoncoje”, “mbro të drejtat e fëmijëve”, “miratoni regjistrin (për të dënuarit për krime seksuale), ishin disa nga mbishkrimet në pankarta që mbanin në duar protestuesit, kryesisht të rinj.