Bledi KASMI
Ajo që ka ndodhur sot pasdite në ndeshjen e ekipit që drejtohet nga vëllai i kreut të qeverisë shpjegon në të vërtetë edhe çfarë fshihet pas vrasjes së të riut grek në fshatin Bularat. Në zemër të tifozëve të klubit që drejtohet nga vëllai i kreut të qeverisë është shfaqur një parrullë e madhe në të cilën shkruhej; ‘Një grek më pak, një bastard më pak’, shkruhet në banderolë. Ndryshe nga herët e tjera ku policia reagon me shpejtësi dhe e heq banderolën, kësaj rradhe policia ka qëndruar e qetë dhe e ka lënë atë të shfaqet për një kohë të gjatë sa të fiksohej nga kamerat dhe aparatet fotografike. Po përse policia nuk reagoi? Arsyeja është e thjeshtë. Në këtë rast ka interes vetë kreu i qeverisë që ajo banderolë të ketë jehonë.
E njëjta gjë në kushte të tjera ka ndodhur edhe në Greqi. Një grup ekstremistësh kanë reaguar me protesta dhe duke e bërë hero të riun grek. Qeveria greke ka reaguar me forcë duke thirrur ambasadorin shqiptar dhe ka bërë deklarata zyrtare. Përgjigjja ka qenë e njëjtë edhe në Tiranë.
Kemi të bëjmë me një stuhi të ngritur në gotë. Kemi një regji të qartë si në Tiranë dhe në Athinë që po përdoret si nga Rama dhe nga Cipras për të bërë një lojë politike me vrasjen e të riut në Bularat. Në fakt, ajo që të bën përshtypje është se kjo vrasje i shërben politikisht në këtë moment si Ciprasit ashtu edhe Ramës.
Ciprasit i shërben kjo vrasje për të anashkaluar vëmëndjen nga problematika që ka sjellë në Greqi dorëheqja e ministrit të Jasshtëm grek, Kotzias dhe debati i atjeshëm politik për emrin e Maqedonisë si dhe ndarjen e detit me Shqipërinë.
Vetë Cipras është në një moment të vështirë politik pasi sondazhet e konsiderojnë atë një humbës në zgjedhjet e afërta greke dhe të luash me kartën e nacionalizmit duke anashkaluar problematikat e tjera që kanë grekët, është një skenar jo i keq në këtë moment për Kryeministrin grek dhe ai po e përdor këtë për të gënjyer sa më shumë grekë në këto manovra politike.
E njëjta situatë me Ramën në Tiranë. Ramës i intereson përdorimi i kësaj vrasje në një kohë kur për të skandalet kanë shpërthyer duke qelbur jo vetëm Shqipërinë, por edhe BE dhe SHBA-në, veçanërisht pas dosjeve të përgjimeve të bandave të drogës me pushtetin dhe largimit të ministrit të Brendshëm nga qeveria.
Shfaqjet e Ramës si patriot i madh janë bërë bajate tashmë dhe nuk i beson kush përveç trushpëlarëve. Ajo parrulla e vendosur stadium në zemër të tifozëve të klubit që drejton vëllai i kreut të qeverisë të kujton pozat si nacionalist që Rama merrte ndërsa shkonte dhe takonte Vuçiçin në Beograd. Shuma nga shqiptarët u entuziasmuan atëhere me marifetin e rremë të Ramës me fjalë të mëdha për Kosovën në një kohë që vetë koha tregoi se Rama nga Beogradi kishte nisur planin bashkë me Vuçiçn për të ndarë Kosovën. Dhe sot jemi përara këtij faktei dhe këtij skenari sorosian.
Mos u habisni se kemi të bëjmë me të njëtën taktikë edhe në rastin e fundit me të ashtuqajturin konflikt me Ciprasin. Ndryshe nga ajo që duket është një lojë politike. Skenari është i njëtë si me Vuçiçin veçse kësaj rradhe nuk bëhet më fjalë për kosovën, por për faljen e detit Greqisë.
Ajo që do të shikoni në ditët e ardhshme është se teatri Rama-Cipras për vrasjen e të riut grek do të vazhdojë, por ajo që duhet të kuptojnë si shqiptarët edhe grekët është se nuk kanë pse të bëhen pjesë e këtij skenari të ndyrë politik.