Vrasja në Dukagjin, shkaku droga dhe implikimi i Demrozit, shefit të komisariatit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një polici, i cili sjell të dhëna të reja mbi vrasjen e 31-vjeçarit në Dukagjin të shtunën që kaloi ku shkak ishin konfliktet e drogës. Sipas denoncimit të policit,  vrasja nga Bludaj e Gjokë Arraj, shkaku droga dhe implikimi i Demrozit, shefit të komisariatit, mik i ngushtë i Rroshit, në këtë vrasje. “Doja t’ju vija në dijeni me krimin e ndodhur para pak ditësh në zonën e Dukagjinit, Njësia Administrative Pult, ku vëllezërit Bludaj vranë Gjokë Arrën ku dihet që kjo vrasje ndodhi për shkak të parcelave të canabisit. Ku në datën 20 gusht 2016 vëllezërit Bludaj kanë paguar 40 mijë euro për mbrojtjen e parcelave punonjësve të policisë Gjergj Marku dhe Sokol Doci, të cilët janë ushtarët e shefit të komisariatit Gazmend Demrozi, domethënë sekserët e këtij të fundit, i cili ky shef komisariati është pjesë e bandës së Rroshit të Kavajës. Shkak i vrasjes së të ndjerit Gjokë Arraj është dekonspirimi që i kanë bërë këta punonjës policie operacionit, ku këta punonjës policie i kanë thënë vëllezërve Bludaj (autorëve që kanë paguar 40.000 euro) që ju ka paditur për parcelat e kanabisit shtetasi Gjokë Arra. Shpresoj që me denoncimin tuaj të merren masa parandaluese për vrasjet e ardhshme, pasi këta punonjës policie Gazmend Demrozi, Sokol Doci dhe Gjergj Marku janë autorët e vrasjes së fundit, po këta punonjës policie kanë marrë në zonën e Dukagjinit miliona euro për canabisin dhe përpos kësaj dekonspirojnë dhe operacionet e policisë. Situata në këtë aspekt është tejet e rëndë, vrasje të tjera do të pasohen nga sherri i këtyre pseudopolicëve. Me respekt polici digital” thuhet në denoncimin e publikuar nga ish kryeministri Berisha. Konfliktet për parcelat me kanabis ishte motivi i vrasjes së Gjok Arrës nga vëllezërit Luigj Bludaj, 31 vjeç dhe Çesk Bludaj, 37 vjeç banues të dy në fshatin Gjuraj të Dukagjinit. Krimi ndodhi më 15 shtator të 2016 dhe atë ditë policia u shpreh se vrasja ndodhi për konflikte pronësie duke u përpjekur të fshehë ngjarjen.  Grupet kriminale në Shqipëri funksionojnë si një rrjet i mirorganizuar me lidhje të forta me elitën qeveritare dhe policore. Për të minimizuar goditjen ndaj bandave dhe karteleve të drogës, policia ka zgjedhur metodën e fshehjes së motiveve të vërteta të vrasjeve, në rastet kur ato lidhen me prishjen e marrëveshjeve apo me çështje të tjera të trafikut të drogës. Policia kujdeset që në komunikatat e saj për shtyp të jetë e rezervuar në dhënien e motiveve të vrasjeve në përpjekje për t’i trajtuar si vrasje për motive për motive të dobëta.

Artikulli paraprakNis nga puna HEC-i i Banjës, superinvestim i Statkraft në kohën e qeverisjes së PD
Artikulli tjetërNishani me Ban ki Moon: Njerëzit kanë nevojë për shpresë